Ambasadori i parë i Shqipërisë në SHBA: S’kemi mundur të marrim më të mirën
Roland Bimo, ambasadori i parë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara pas rënies së diktaturës ka treguar për Euronews Albania kujtimet e tij nga koha kur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u rivendosën.
“Do veçoja momentin e paraqitjes së letrave kredenciale presidentit Bush, ku si një person i sapodalë nga izolimi unë vazhdojë të përjetoja një ‘shok’ dhe ndodhesh në një dhomë me një njëri human, me një sens humori të veçantë që i pa emocionet e mia dhe tha: ‘të mbarojmë një çik me këto letrat dhe të bëjmë pak muhabet. Më pas u ulëm në një kolltuk ngjitur me njëri-tjetrin dhe shikoja një interesim të jashtëzakonshëm për atë që do të ndodhte më vonë në Kosovë dhe që vërtetë priste nga njerëz që vinin nga rajoni të dinte si po zhvillohej situata atje”, tha Bimo.
Ai shprehet se gjatë këtyre 100 viteve, Shqipëria nuk e ka marrë dot më të mirën nga marrëdhënia me SHBA.
“Përgjigjja e shkurtër është jo, arsyet mund të jenë nga të më të ndryshmet. Të mos harrojmë që Shqipëria nga ‘92 e deri sot ka kaluar një histori me ngjyra të ndezura, me ulje-ngritje të ekzistencës së shtetit. Viti ‘97 ishte një goditje e tmerrshëm dhe në momente të tilla bashkëpunimi me SHBA pëson tërheqje”, u shpreh ish-ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arritjet Shqipëri-SHBA lidhen kryesisht me PD-në, pretendon Berisha
- Yuri Kim: Besimi i SHBA-ve të Shqipëria nuk është lëkundur
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin