Paralajmërimi i Pekinit për Biden, 5 zhvillimet nga rajoni dhe bota

28 Korrik 2022 | 22:34
  • ‘Kush luan me zjarrin digjet’, Xi paralajmëron Biden në telefonatën 2-orëshe

Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një diskutim të gjatë rreth Tajvanit të enjten, ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit rriten, pavarësisht shpresës së dikurshme të Biden për të stabilizuar marrëdhëniet më të rëndësishme në botë.

Çështja është shfaqur si një pikë serioze mosmarrëveshjeje, pasi zyrtarët amerikanë i frikësohen një lëvizjeje më të afërt kineze në ishullin vetëqeverisës dhe pasi një vizitë e mundshme e kryetares së Dhomës Nancy Pelosi shkakton paralajmërime nga Pekini dhe një përpjekje të përbashkët nga administrata Biden për të parandaluar tensionet nga spirale në konflikt.

Lexoni për më shumë- ‘Kush luan me zjarrin digjet’, Xi paralajmëron Biden në telefonatën 2-orëshe

Hashim Thaçi
  • Avokati i Thaçit: Mosnxjerrja e dëshmive shfajësuese vonoi gjykimin

Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Gregroy Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.

Lexoni për më shumë- Avokati i Thaçit: Mosnxjerrja e dëshmive shfajësuese vonoi gjykimin

Foto ilustruese e një peshkaqeni nga Gerlad Schombs.
  • Fenomeni i oqeanit që po i afron peshkaqenët në breg

Disa raporte të lëndimeve nga kafshimi i peshkaqenëve apo grabitqarëve detarë në brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara kanë tronditur plazhistët.

A po përjetojnë ndonjë gjë të jashtëzakonshme Long Island i Nju Jorkut dhe Cape Cod, gadishulli i Massachusetts, ku kanë ndodhur shumë nga incidentet me peshkaqenët? Po dhe jo, sipas Gavin Naylor, drejtor i Programit të Floridës për Kërkimin e Peshkaqenëve në Universitetin e Floridës në Gainesville.

Lexoni për më shumë- Fenomeni i oqeanit që po i afron peshkaqenët në breg

Borodianka, rajoni i Kievit
  • Rusët godasin Kievin, Zelensky: Trupat terroriste shtuan sulmet

Forcat ruse sulmuan rajonet e Kievit dhe Çernihivit këtë të enjte, zona të cilat nuk ishin shënjestruar prej javësh.

Lajmin e dha guvernatori rajonal i Kievit, përmes rrjetit Telegram.

Shpërthimet ndodhën para vizitës së presidentit të Lituanisë dhe u konfirmuan edhe nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Lexoni për më shumë- Rusët godasin Kievin, Zelensky: Trupat terroriste shtuan sulmet

  • Rikthehen maskat kundër Covid-19 në shkollat e SHBA

Rritja eksponenciale e rasteve të reja me Covid-19 duket se ka ngritur alarmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Autoritetet arsimre kanë vendosur që në disa shkolla të urdhërohet mbajtja e maskës me detyrim pasi variant BA.2 po shton infektimet.

Aktualisht maskat mbrojtëse kundër Covid-19 janë rikthyer në disa institucione arsimore. Në SHBA vazhdon rritja e rasteve, ndërsa shumë qytete janë cilësur si zona me shkallë të lartë kontaminimi.

Lexoni për më shumë- Rikthehen maskat kundër Covid-19 në shkollat e SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026