Takimi Meta-Ruçi, dakordësohet nisja e punës për përshpejtimin e emërimeve në drejtësi

30 Qershor 2020 | 12:20

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilluan të martën një takim ku diskutuan për mënyrat e zgjidhjes së situatës me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim nga zyra për shtyp e Presidentit Meta, u tha se ata ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.

Meta thuhet se ka theksuar në takim “rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve që Komisioni i Venecias ka dhënë për këtë çështje”.

Në takimin mes Metës dhe Ruçit është shprehur gatishmëria e të dyja palëve për të përshpejtuar procesin e emërimeve, proces i ngecur prej më shumë se 8 muajsh për shkak të përplasjes Presidencë-Kuvend rreth ligjshmërisë së emërimit në të njëjtin post të Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit.

Përshpejtimi i “procesit të emërimeve” duket se do të bëhet duke “interpretuar në mënyrë të njëjtë” opinionin e shprehur nga Venecia dhe krahas tij bashkëpunimin ndërinstitucional për zgjedhjen e kandidaturave.

Ruçi e ka cilësuar të papranueshëm gjendjen e Gjykatës Kushtetuese, organin më të lartë gjyqësor që vendos mbi interpretimet e Kushtetutës dhe që u fut ndër të parat në procesin e reformës në drejtësi, e cila nisi në vitin 2017-të.

Meta, citohet të ketë theskuar se ky proces “është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve “do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”.

Pas raportimeve në parlament të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kuvendi ka miratuar disa rezoluta ku i kërkon këtyre dy institucioneve “plotësimin sa më shpejt të vakancave në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026