Berisha: Energjia elektrike po shndërrohet në shkop magjik i vjedhjeve nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, ku paralajmëronte se gjatë dimrit mund të kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe për rritje të çmimit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në vitin 2021, Shqipëria ka prodhuar 8.9 terravat energji elektrike, çka është e mjaftueshme për konsum të brendshëm.
“Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama iu bën qytetarëve shqiptarë për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe se Gjermania ka ndërperë ujin e ngrohtë në shkolla. Dua të sqaroj shqiptarët, se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 500 hidrocentraleve të tjera, Shqipëria ka prodhuar 8.9 terravat energji elektrike, prodhimi i saj rekord që se ka pasur kurrë më parë.
Shqipëria ka pasur tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport. Konsumi total i energjisë elektrike në Shqipëri është 7,2 terravat. Energjia është shndërruar në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme ndaj qytetarëve shqiptarë nga qeveritarët. Në 6-mujorin më të lagësht në shumë vite, Edi Rama, Belinda Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike, që të gjitha afatshkurta”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- Qeveria i jep 160 mln euro KESH-it për blerjen e energjisë
- Energjia arrin 520 €/mwh, ezaurohet fondi që dha qeveria për importet e KESH
- 3.5 milionë euro në ditë, KESH ble energji me çmime rekord
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë