Berisha-Ramës: Do përballesh me revoltë nëse rrit çmimin e energjisë elektrike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të përballet me revoltë popullore, nëse vendos për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për t’iu kundërvënë Ramës dhe qeverisë së tij.
“Nëse guxon të rrisësh çmimin e energjisë për konsumatorin, në mënyrë absolute do përballesh me revoltën më të fuqishme popullore që ka njohur vendi. Dhe unë i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona, ndaj këtiu njeriu që është i gatshëm të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm e vetëm për të pasuruar veten, familjarët e tij.
Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, Partia Demokratike, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Energjia elektrike po shndërrohet në shkop magjik i vjedhjeve nga Rama
- Qeveria i jep 160 mln euro KESH-it për blerjen e energjisë
- Energjia arrin 520 €/mwh, ezaurohet fondi që dha qeveria për importet e KESH
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë