Rama nga Kosova: Do ta tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt
Kryeministri shqiptar Edi Rama lajmëroi nga Kosova se kishte vendosur të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
“Unë kam 22 padi për shpifje. Kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë se është e pazakonshme, padi e një kryeministri për një kryeministër,” tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë kishte kërkuar të takohej me ish-kryeministrin Haradinaj dhe e kishte njoftuar atë se do ta tërhiqte padinë për shpifje të ngritur në janar 2020.
“Do ta tërheq padinë, jo se ajo është e vogël për mua, por sepse është shumë më e madhe ajo që sot duhet të na bashkojë të gjithë. Me padi, pa padi, me shpifje, pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani, nuk e di se kush, është një prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori,” tha kryeministri shqiptar nga aeroporti i Prishtinës.
Rama pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, për deklaratat që ai ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve, ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kanë iniciuar idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj e ka konsideruar padinë krejtësisht të pabazuar dhe ka thënë se ky veprim i Edi Ramës ka për qëllim fshehjen e përgjegjësisë.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, Edi Rama padit për shpifje Kryeministrin e Kosovës
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut