Deklaratat e Metës dhe Berishës për dosjen e ish-Sigurimit | 5 ngjarje kryesore

29 Korrik 2022 | 14:31
  • Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në lidhje me përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se personi me inciale I.M i përmendur në dosje, është Ilir Murati.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është konfirmuar si një institucion i manipulimit kriminal të dosjeve.

Lexoni për më shumë: Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
  • ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.

Lexoni për më shumë: ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • 30 mijë lekë për 1 hektar grurë, vendimi i ri për subvencionimin e fermerëve

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u mor vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

Lexoni për më shumë: 30 mijë lekë për 1 hektar grurë, vendimi i ri për subvencionimin e fermerëve

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
  • PS nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit

Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një ditë më parë, Partia e Lirisë i kërkoi  Kryetares së Kuvendit informim mbi përmbajtjen e dokumenteve që Autoriteti i Dosjeve ka dorëzuar në Parlament për ish-Presidentin Ilir Meta.

Sipas dokumenteve të Autoritetit, emri i ish-Presidentit rezulton në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor.

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka
  • Njihen pensionet me Italinë, përfitimet nga viti 2023

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.

Lexoni për më shumë: Njihen pensionet me Italinë, përfitimet nga viti 2023

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin

U inaugurua këtë të hënë Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i...
14:08 | 29/06/2026