10 vjet pritje për pensionet, fitojnë shqiptarët në Itali, Greqia s’jep sinjale
Emigrantët shqiptarë të punësuar në Itali, do të marrin pension të plotë, i cili bashkon vitet e punës atje dhe në Shqipëri.
Ata do të përfitojnë për çdo kombinim të viteve të punës në dy vendet. E njëjta gjë do të vleje edhe për shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.
Problemi do të zgjidhet në vitin 2023, pasi marrëveshja e përmbledhur në një dokument eshte aprovuar nga qeveritë.
Në Itali punojnë rreth 300 mijë shqiptarë, dhe çdo vit arrijnë moshën e pensionit 25 mijë.
Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.
Çështja mbeti peng i negociatave për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë.
Deri tani qeveria jonë ka negociuar me 14 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, por procesi prej vitesh ka ngecur edhe me Greqinë, e cila ka komunitetin më të madh të shqiptarëve.
Në shtator, vendi ynë do dorëzojë draftin e pensioneve në shtetin helen, por gjasat për të arritur një marrëveshje të shpejtë janë të pakta.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje