Zyrtarizohet rekomandimi, portat e BE mbeten të mbyllura për shqiptarët nga 1 korriku

30 Qershor 2020 | 13:47

Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që të premten e 26 qershorit. Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së. Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, siç është raportuar dhe më herët vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi.

Sipas rekomandimit, pëpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.

Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë dhe anëtarët e tyre të familjes, apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE, dhe anëtarët e tyre të familjes. Dhe nga kufizimet përjashtohen edhe disa kategori të veçata të qutetarëve nga vendet jashtë BE-së si personeli mjekësor, diplomatik, studentët, punëtorët sezonalë etj…

Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:

  • Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
  • Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.
  • Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranojnë këtë listë.

Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE. Dhe ato përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

Vendet, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë lirshëm në BE dhe në vendet e zonës Shengen duke nisur nga 1 korriku janë:

  1. Algjeria
  2. Australia
  3. Kanadaja
  4. Gjeorgjia
  5. Japonia
  6. Mali i Zi
  7. Maroku
  8. Zelanda e Re
  9. Ruanda
  10. Serbia
  11. Koreja e Jugut
  12. Tajlanda
  13. Tunizia
  14. Uruguaji
  15. Kina (nëse pranon reciprocitetin). 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026