Mjeku ndërron jetë nga COVID, Yuri Kim: Dha jetën në shërbim, do të kujtohet si hero
Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një reagim për ndarjen nga jeta të mjekut, Arjan Pushi nga COVID-19, e cilëson atë hero që dha jetën duke u shërbyer të tjerëve.
58-vjeçari, profesor i Fakultetit të Mjekësisë, humbi jetën në Spitalin Infektiv ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero”, shprehet ambasadorja amerikane.
Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero! pic.twitter.com/AOjvxqBBHZ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 30, 2020
Tre persona të tjerë kanë humbur jetën sot duke e çuar numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 63. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë identifikuar 69 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 371 testeve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 79 pacientë, 7 në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar. Në të gjithë Shqipërinë numërohen 1014 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës.
Lexoni gjithashtu:
4 viktima në 24 orë, humb jetën për shkak të COVID-19 mjeku i QSUT
69 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 79 pacientë të shtruar në spital
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania