“Mici përplasi derën me forcë”, pronarët e banesës tregojnë detaje nga vrasja

Dhoma ku ndodhi vrasja në Elbasan
30 Korrik 2022 | 10:15

Xhafer Zdrava dhe Lume Zdrava, pronarët e banesës në Elbasan ku jetonte Jetlira Elezi kanë treguar se para 5 ditëve, 37-vjeçarja denoncoi në polici bashkëjetuesin e saj.

Xhafer Zdrava tha se Jetlira Elezi u kishte thënë se ishte pasjiur nga gjykata me urdhër mbrojtjeje.

“U grinë të dy, po pa e ditur ne sesi. Kishin vetëm një muaj që jetonin këtu. Ajo iku në polici e denoncoi para 4-5 ditësh. Erdhi policia këtu e mori zotrinë. Nuk e dimë çfarë ka pasur më parë. Policia i kishte dhënë urdhër-mbrojtjej, siç thoshte ajo”, u shpreh pronari Xhafer Zdrava.

Ai tregoi më tej edhe momentet e para pas vrasjes së 37-vjeçares.

“Nga ora 1 pa 10, flimin këtu në ballkon, dëgjuam që ai mbylli derën dhe iku vetëm. Zbrita poshtë, ai e kishte lënë derën hapur. Pashë që ajo kishte rënë, kishte mbaruar, ishte plot me gjak”, tha burri.

Ndërsa Leme Zdraca tha: “Nuk flisja shumë më të. Ajo ishte nga Selita, kurse ai nga Belshi. Vetëm para 5 ditëve. Nuk di gjë. Sa kanë ardhur tek unë nuk dimë gjë. Kishte urdhër-mbrojtje që para 4-5 ditësh që kur kishte një debat më para.  Më parë nuk kam dëgjuar debat mes tyre. Ato nuk kishin mbushur 2 muaj këtu, unë isha në gjumë u tremba. Përplasi derën ai. Atëherë u zgjuam ne u trembëm”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ku 37-vjeçari Ramis Mici vrau me thikë Jetlirën.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026