Disa burgje do mbyllen, nën.drejtori Sufaj: T’i përshtatemi hartës gjyqësore

30 Korrik 2022 | 11:53

Miratimi i hartës së re gjyqësore do të ndikojë edhe tek sistemi burgjeve. Disa prej tyre do të mbyllen për t’u përshtatur me hartën e re, por edhe për shkak se nuk përmbushin standadet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke hartuar një masterplan të ri.

Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj shpjegon që ky zhvillimi nuk do të ndikojë në reduktimin e numrit të punonjësve por merret për të pasur sistem me efektiv.

“Nuk mund të mbajmë një burg me 40 punonjës me 10 apo 15 të burgosur. Janë hedhur linjat e kësaj master plani që do të përshtatë hartën e burgjeve me atë gjyqësore. Nuk do të preket asnjë punonjës”, u shpreh ai.

Të gjitha ata që do të hyjnë dhe dalin në burgjet shqiptare përfshirë këtu edhe punonjësit do të regjistrohen elektronikisht dhe të dhënat do hidhen në një sistem online. Kjo bëhet për arsye sigurie, për të ditur se kush ka takuar të burgosurin, duke dokumentuar çdo të dhënë.

“Gjithë procesi do të jetë në mënyrë digjitale. Vlen edhe për stafin kjo”, tha ai më tej.

Drejtoria e Burgjeve do të ndryshojë edhe mënyrën e lënies së takimeve në burgje. Ato do të planifikohen dhe kush nuk e bën këtë duhet të presë në radhë.

Aktualisht Drejtoria e Burgjeve ka miratuar një modul të ri për sjelljen që punonjësit duhet të kenë ndaj të burgosurve, i cili është i njëjtë me ato të vendeve perëndimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026