Vihet nën kontroll zjarri në Dropull pas ndërhyrjes nga ajri të avionëve grekë
Pas ndërhyrjes së dy avionëve grekë, është vënë nën kontrolli zjarri i rënë në fshatin Goranxi të Bashkisë së Dropullit.
Ndërhyrja nga ajri e avionëve grekë dhe helikopteri të Ministrisë së Mbroijtjes filloi në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot, është bërë e mundur mbajtja jashte rrezikut e banesave dhe banorëve.
Në fshatin Goranxi, zjarri përfshiu sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar edhe nga era mori përmasa të menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.
Nderhyrja e forcave operacionale ishte e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegies së banesave.
Bashkia Dropull u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. Gjithashtum, u angazhuan 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.
Për shkak të situatës, u aktivizua sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofrui asistence nderkombetare me 2 avionë.
LEXONI GJITHASHTU
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës