Reforma shkon në Kuvend, Gjiknuri depoziton nismën ndërsa opozita e bashkuar kërkon miratimin
Deputeti socialist Damian Gjiknuri depozitoi sot në Kuvend ndryshimet ligjore për Kodin Zgjedhor që parashikon zbatimin e kushteve të dakortësuara në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.
Opozita e bashkuar bëri thirrje për miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend.
“Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve,” thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Partia Demokratike.
Relacioni i projektligjit thekson se nëpërmjet kësaj nisme mundësohet pjesëmarrja e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri pasi garantuar rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës.
“Palët politike pjesëmarrëse në Këshillin Politik kanë rënë dakord për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të lidhura me të, duke përcaktuar edhe modalitetet e realizimit të një detyrë të tillë. Për këtë gjë është rënë dakord që puna, mbi bazën e konsensusit më të gjerë të spektrit politik në vend, të vijojë me hartimin e një ligji të ri zgjedhor, që do të reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ky proces do të plotësohet edhe nga nisma të tjera legjislative që janë po aq të nevojshme në Shqipëri si psh ligji i ri “Për partitë politike” dhe ligji i ri “Për financimin dhe kontrollin e financimit të partive politike” – thuhet në relacion.
Gjithashtu propozimi argumenton se projektligji i jep zgjidhje ligjore problematikës më emergjente që kanë dispozitat aktuale në fuqi dhe zbatimi i tyre në praktikë dhe në disa raste për shembull në fushën e financimit të zgjedhjeve, kuotës gjinore etj.
Një prej ndryshimeve thelbësore në këtë Kod është riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, dhe që drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.
Drafti tani më do të futet në procedurat parlamentare dhe do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Lexoni gjithashtu:
Arrihet marrëveshja PS-PD për administrimin zgjedhor, garantohet vota e emigrantëve
Këshilli Politik ndahet për KQZ, Alibeaj: Formula jonë është e ndershme dhe proporcionale
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet