Arrestohet 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

31 Korrik 2022 | 13:42

Ramis Mici, 37-vjeçari i cili vrau bashkëjetuesen e tij në Elbasan është arrestuar nga policia mesditën e së dielës.

Ai ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës, teksa në komisariat është shoqëruar vëllai i viktimës, pasi kishte deklaruar në rrjetet sociale se do merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme dhe dyshohet për motive xhelozie.

Burime për Euronews Albania kanë bërë me dije se 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën edhe pak ditë më parë.

Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte pajisur me urdhër mbrotjeje nga Gjykata e Elbasanit.

Viktima dhe autori Ramis Mici ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026