Momentet e arrestimit të 37-vjeçarit që vrau bashkëjetuesen në Elbasan
Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e Ramis Micit, autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares Jetlira Elezi, bashkëjetuesja e tij.
Mësohet se 37-vjeçari, i cili menjëherë pas ngjarjes ishte larguar, qëndronte poshtë një ure në përroin e Zaranikës.
Arrestimi i tij u bë pranë banesës së një të afërmi të tij në Elbasan.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Ramis Micit”, thotë policia.
37-vjeçari dyshohet se vrau me thikë, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi për motive xhelozie.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën edhe pak ditë më parë. Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte pajisur me urdhër mbrotjeje nga Gjykata e Elbasanit.
Viktima dhe autori Ramis Mici ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit jetonin tek ish e shoqja.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)