‘Putin i vogël, të pret fati i Millosheviçit’, Berisha reagon ndaj Vuçiçit
Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas vendimit për reciprocitet të targave mes Kosovës dhe Serbisë që hyn në fuqi nesër, më 1 gusht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha e cilëson Vuçiçin një Putin të vogël të cilin e pret i njëjti fat me Millosheviçin.
“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksandër Vuçiç ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millisheviç e pret”, shprehet Berisha.
Gjatë një deklarate për mediat sot në Beograd, Vuçiç tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.
Megjithatë, ai, duke mbajtur një pankartë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë, shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta