‘Na presin orë e ditë sfiduese’, Kurti reagon pas tensioneve në Veri

31 Korrik 2022 | 20:56

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës një ditë para lëshimit të dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Përmes një video mesazhi Kurti shprehet se ajo që po ndodh në veri me bllokime rrugësh e të shtëna armësh u planifikuan në Beograd e Rashkë nga Vuçiç dhe Petkoviç të cilët siç thotë, janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Kurti u bën thirrje qytetarëve të ,mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre, ndërsa paralajmëron për orë dhe ditë sfiduese pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë.

“Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit”, shprehet Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026