Nënkoloneli i zjarreve në Vlorë tregon momentet e vështira
Nënkolonel Pëllumb Hidri ka vite që shërben në Forcat e Armatosura.
Gërdeci ishte operacioni i parë i emergjencave civile ku mori pjesë. Që prej atëherë ka drejtuar dhjetëra të tilla.
Vjet u vu në krye të pjesë më të madhe të operacioneve për shuarjen e zjarreve në Vlorë. Për punën e bërë mori dhe një medalje.
“Ka pasur momente që kemi ecur mbi 4 orë rrugë e më pas kemi punuar për shuarjen e zjarrit”, tregon ai.
Trupat komando janë të stërvitura për terrene të vështira. Por rreziku, sidomos nga zjarret është gjithnjë I pranishëm.
Nënkolonel Hidri dhe njerëzit e tij vazhdojnë luftojnë me zjarret. Në shtator pritet t’u vijë në ndihmë Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile. Një strukturë në Bruksel ku të gjithë shtetet anëtare deklarojnë sa njerëz e pajisje kanë për të përballuar situate emergjence.
Deri më tani ndihma për shuarjen e zjarreve ka ardhur falas nga mekanizmi, ose qeveria shqiptare ka marrë me qira mjetet e një shteti tjetër.
Në strukturën e emergjencave civile bëjnë pjesë zjarrëfikësit, Forcat e Armatosura, vullnetarët, policia dhe urgjenca shëndetësore.
Drejtori i kësaj të fundit, Skënder Brataj mendon se pas futjes në mekanizmin europian, duhet më tepër koordinim.
Shqipëria ka 1400 zjarrfikëse dhe 4 helikopterë për emergjencat që vitet e fundit nuk kanë munguar. Gjatë tërmeteve të 20019-s, pandemisë dhe zjarreve në ndihmë megjithatë i kanë ardhur njerëzit dhe pajisjet e mekanizmit europian ku tentojmë të futemi.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës