S’ka luks për eksperimente, Haradinaj: Shteti më i fortë se kriminelët në Veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente.
Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mire, thotë ai.
‘Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën. Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë. Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet. Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri. Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri. Qeveri, nëse akoma je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjin për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht’, ka shkruar Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik