VIDEO / Rusia habit me ftesën për emigrantët: Koha që të vini në Rusi!
Rusia ka nxitur reagime nga e gjithë bota me videon e çuditshme ku ajo mburret me “gratë e bukura, energjinë e lirë, fjalën e lirë dhe ekonominë aq të fortë sa mund t’i rezistojë edhe sanksioneve’ – dhe e gjithë kjo, në përpjekje për t’ju bindur ju të lëvizni atje!
Ndërkohë klipi përfundon me një kujtim cinik për liderët evropianë: ‘Mos vononi… po vjen dimri.’
Shumë e kanë karakterizuar këtë video si një mesazh të çuditshëm promovues i cili inkurajon emigracionin.
Ka pasur nga ata që janë ende të pasigurt nëse kjo është një parodi por me shumë gjasa ajo është një video serioze pasi është postuar nga ambasada ruse në Spanjë.
Ambasada ruse në Spanjë postoi këtë të hënë në Twitter klipin me mbishkrimin, ‘Koha për të lëvizur në Rusi’
Time to move to Russia 🤍💙❤️ pic.twitter.com/4CZL1Nt4Gi
— Rusia en España (@EmbajadaRusaES) July 29, 2022
Videoja presupozohet të tregojë më të mirën e Rusisë edhe pse është ende e paqartë nëse ajo është një prodhim zyrtar i Kremlinit.
Ajo shoqërohet nga pamje marramendëse të skenave tipike ruse dhe ndër arsyet për t’u zhvendosur në Rusi ajo rendit: ‘gazi i lirë, mungesa e kulturës së anulimit e njohur ndryshe si cancel culture dhe ‘një ekonomi që mund të përballojë mijëra sanksione’.
Nga ana tjetër, ajo gjithashtu lartëson “historinë e pasur, letërsinë e famshme botërore, arkitekturën unike, baletin dhe mikpritjen” e Rusisë në një mënyrë që e bën vendin të duket më shumë se tërheqës.
Në klip, rusët krenohen me ‘vlerat tradicionale’ dhe ‘krishterimin’ e Rusisë dhe rendisin ‘gratë e bukura’ sikur ato të ishin një pasuri kombëtare.
Reagimi në rrjetet sociale ka qenë një përzierje e sharjeve dhe mbështetjes, megjithëse duke pasur parasysh ushtritë e robotëve të Kremlinit është gjithmonë e vështirë të dihet nëse mesazhet pozitive janë të vërteta.
‘Gra të bukura? A nuk ka burra të bukur?’ pyeti një përdorues në Twitter.
“Jo kulturë anulimi, vetëm Gulage”, komentoi një tjetër.
“Ata nuk përmendin shkeljen e të drejtave të njeriut, shkeljen e ligjit ndërkombëtar, për të mos përmendur se është vendi ku protesta paqësore dënohet me disa vite burg, ku nëse je kundërshtar i regjimit të ekzekutojnë me Polonium ose me dy plumba”, shkruan një tjetër përdorues në Twitter.
Nxitja e emigrimit vjen në një kohë të vështirë për Rusinë, pasi popullsia e saj zvogëlohet dhe jetëgjatësia e saj është një nga më të ulëtat sipas OECD, me vetëm 65.1 vjet në 2013.
Moscow Times shkruan se popullsia e Rusisë ka qenë në rënie pothuajse të vazhdueshme për dekada dhe pandemia e coronavirusit çoi në rënien më të madhe natyrore të popullsisë së vendit që nga fundi i Bashkimit Sovjetik.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës