Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Në Kosovë po përsëritet skenari i Putin

1 Gusht 2022 | 19:19

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko thotë se Rusia qëndron pas Serbisë në lidhje me tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Oleksiy Goncharenko u shpreh se në Kosovë është përdorur i njëjti skenar, që Putin përdori për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se qëllimi është denazifikimi.

“Jam i sigurt për këtë dhe e them hapur. Përsëritje pikërisht të skenarit të Putinit, ku pikërisht deputetët e Serbisë po fillojnë dhe thonë se po bëjme denazifikimin e Ballkanit, është i njëjti skenar si me ne, pra për denazifikimin e Ukrainës, dhe denafizikim do të thotë vrasje e ukrainasve dhe do të thotë gjenocid.

E di sepse janë rusët mbrapa dhe fatkeqësisht Serbia kërkon që të jetë pjesë e Evropës dhe në të njëjtën kohë thonë se janë miq të Rusisë dhe nuk e dimë sesi do të bëhet kjo”, theksoi ai.

Më herët gjatë ditës së sotme, Goncharenko deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, se nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina do të ndërhyjë në mbrojtje të saj.

Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Të gjitha bllokadat në veri u hoqën pasditen e sotme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026