Tensionet në Kosovë, Goncharenko: Vuçiç po përdor të njëjtën strategji si Putin
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko deklaroi se termi denazifikim po përdoret njëjtë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ashtu si ai rus, Vladimir Putin.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Goncharenko theksoi se Vuçiç po përdor në veri të Kosovës, të njëjtën strategji si Putin në Ukrainë.
“Në Republikën e Serbisë po thonë se do të jenë miq me Rusinë dhe po e shikojmë që influenca e Rusisë është mbi ta. Sa herë që shikoj fjalën denazifikim dhe presidentin Vuçiç që thotë se do të luftojë për serbët, pavarësisht se ku ndodhen dhe do të mbrojë serbët kudo që janë, janë të njëjtat fjalë që thotë edhe Putin. Janë shumë të ngjashme me skenarin rus, ndaj e shkruajta dhe statusin në Twitter”, tha ai.
Më herët gjatë ditës së sotme, Goncharenko theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina do të ndërhyjë në mbrojtje të saj.
Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.
Të gjitha bllokadat në veri u hoqën pasditen e sotme.
LEXONI GJITHASHTU
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane