Zbulimi i hidrokarbureve në Jon, Panariti: Marrëveshje në respekt të sovranitetit
Zbulimi i burimeve të gazit dhe hidrokarbureve në Jonin Verior është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe zhvillim e saj ekonomik.
Kështu shprehet Edmond Panariti ish-drejtori i kabinetit gjatë Presidencës së Ilir Metës teksa thekson se kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar përmes dialogut dhe negocimit me shtetin fqinj Greqinë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Panariti thotë se bashkëpunimi duhet të bëhet i mundur nëpërmjet grupeve negociatore përkatës të mandatuar në frymën e kompromisit dhe të konsensusit, sidomos për zonat e eksluzivitetit ekonomik të cilat shkojnë përtej vijave ndarëse sepse hyjnë dhe dalin nën to.
“Kjo mund dhe duhet të jetë një marrëveshje fitimprurëse për të dy vendet tona, e qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe të drejtës sovrane të Shqipërisë dhe Greqisë”, shkruan Panariti në një postim në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet