Kuadri negociues për Shqipërinë, çfarë pritet në vazhdim për hapjen e negociatave me BE

2 Korrik 2020 | 07:56

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi dorëzimin dje pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet. Por çfarw pwrbwn me saktwsi ky zhvillim?

Shpjegimet e mëtejshme i jep korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetare Esmeralda Mulaj.

Çfarë është korniza negociuese?

Ernest Bunguri: Kuadri negociues për negociatat është dokumenti themelor që përcakton parimet, thelbin dhe procedurën, strukturën e këtyre negociatave.

Ndërkohë më duhet t’ju njoftoj që Euronews Albania ka në dorë edhe këtë dokument super-konfidencial që pritet të botohet në ditën e parë të çeljes zyrtare të negociatave, pasi vendet anëtare ta kenë pasuruar me qëndrimet e tyre.

Dokumenti përfshin ato që janë thënë për metodologjinë e rishikuar. Për Shqipërinë, për hapjen e 35 kapitujve për negociatat, nuk do të jenë një e nga një, por në grup, të cilat do të përfshijnë kapituj që kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Do të fillohet me grup-kapitujt e parë për pjesën e drejtësisë dhe të drejtave themelore. Kapitujt 23-24, dhe me hapjen e këtij grup-kapitulli, vetëm nëpërmjet këtij duhet të hapen edhe grup-kapitujt e tjerë. Dhe ky është edhe grup-kapitulli i parë që do të hapet në fillim e që do të mbyllet deri në fund.

Ndërkohë, brenda janë përfshirë gjithashtu edhe rregullat e reja për atë që tashmë është një fjalë e re në gjuhën e komisionit europian, të paktën për Shqipërinë, që quhet “kthyeshmëria”.

Pra, nëse vendi bën hapa prapa, dhe komisioni evropian dhe vendet anëtare, nëpërmjet rregullave që kanë përcaktuar, do të shënojnë dhe ato hapa prapa në kuptimin e ecurisë së Shqipërisë drejt BE-së, të pezullimit të fondeve. Dhe nëse Shqipëria shënon hapa para dhe plotëson detyrat e masat  konkrete, do të ketë më shumë fonde, më shumë qasje në programet e BE.

Procesi është bërë më i vështirë për vendet që do ta zvarrisin si proces, por është bërë më i lehtë për vendet që e kanë seriozisht dhe që duan realisht t’i afrohen BE-së.

Një lajm tjetër i rëndësishëm është që bashkë me këtë kuadër negociues vjen dhe një raport, përditësim i komisionit europian. Të dyja këto dokumente janë ende në proces zbardhjeje sepse janë dokumente shumë të gjata.

Ajo që mund të them për momentin është një tjetër lajm i mirë. Sipas vlerësimit të komisionit, Shqipëria edhe në kohën e Pandemisë dhe të pasojave që ka pasur kjo krizë për vendin, ka vijuar të dorëzojë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në ato reforma që është kërkuar dhe për pjesën e kushteve para konferencës së parë ndërqeveritare.

Shqipëria, sipas Komisionit Evropian, ka plotësuar një pjesë të tyre, siç thanë dhe në mars. Mbetet miratimi i reformës zgjedhore, garantimi i funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, tani edhe me këshillimin e ardhur nga Komisionit i Venecias.

Finalizimi i procedurave për emërimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të hetimit dhe vijimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, që ky është një objektiv afatgjatë dhe që mbahet gjithë kohës nën vëzhgim.

Këto janë gjërat që kanë mbetur para konferencës ndërqeveritare, ndërkohë që gjithë blloku i kushteve të tjera që i kemi diskutuar në Shqipëri është futur tashmë në dokumentin e kuadrit negociues dhe janë të gjitha këto prioritete bashkë me rregullat e tjera në kuadrin negociues që do të ndiqen pastaj gjatë procesit të negociatave, kur ky të nisë. 

Çfarë ndodh tani me këtë dokument? Si veprohet proceduralisht?

Ernest Bunguri: Në këtë moment, vendet anëtare nisin punën për projekt-kuadrin që ka dorëzuar Komisioni, ku është parashtruar thelbi dhe parimet. Por vendet anëtare kanë të drejtë të shtojnë qëndrime. E dimë që Greqia mund të ketë qëndrime të caktuara.

Po ashtu dhe vende të tjera anëtare. Është një proces që ndodh gjithmonë në momentin që një vend afrohet drejt BE-së, dhe ku vendet anëtare brenda BE-së përpiqen të marrin sa më shumë apo të përfitojnë sa më shumë, duke vënë edhe kushtet e tyre në këtë dokument.

Ky dokument, sipas presidencës gjermane, do të diskutohet deri në vjeshtë.

Samiti i parë që pritet në vjeshtë, të paktën ku pritet që të diskutohet, ose të merret një mendim i mundshëm, nëse do të jenë plotësuar kushtet nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, është samiti i tetorit.

Presidenca gjermane ka thënë që do të punojë që të jetë ajo që t’i mirëpresë këto konferenca. Por, sigurisht, s’ka garanci që të ndodhë sepse votimi është në unanimitet dhe duhet të jenë të gjitha vendet dakord.

Kur të arrihet dakordësia për të gjitha ato gjërat që do të shtohen në këtë dokumente, edhe për Shqipërinë duhet të plotësohen kushtet e mbetura. Pra, miratimi i reformës sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe pjesa tjetër e kushteve të mbetura.

Pra, para vjeshtës nuk do të kemi një datë për nisjen e konferencës ndërqeveritare?

Ernesta Bunguri: Mesa është thënë nga presidenca gjermane, një gjë e tillë nuk është e mundur. Po të shihet dhe plani i veprimit të qeverisë shqiptare për integrimin, në fakt, disa nga afatet e plotësismit të këtyre kushteve të para, para konferencës ndërqeveritare, shkojnë deri në vjeshtë, deri në tetor.

Një pjesë e tyre janë për t’u miratuar në seancat plenare që do të jenë në kuvendin e Shqipërisë, në tetor. Vjeshta është momenti kur do të merret një vendim dhe data se kur do të çelen negociatat zyrtare nuk dihet a do të jetë fundi i këtij vitit, brenda presidencës gjermane, apo më vonë, gjatë presidencës pasardhëse portugeze.

Do të shohim se si do të shkojë. Kjo varet dhe nga plotësimi i kushteve paraprake për Shqipërinë, vetëm, por edhe nga vullneti dhe dëshira e vendeve anëtare për të ecur përpara me integrimin. E kemi parë që ka pasur hezitime për çeljen e negociatave. Do të shohim se si do të vijojë, edhe me situatën e COVID-19 në Europë e Shqipëri.

 

Lexoni gjithashtu:

Bumçi: Qeveria të plotësojë kushtet, Gjermania promotore e integrimit, por edhe vend kërkues

Shqipëria pjesë e objektivave të presidencës gjermane të BE, thotë ambasadori Peter Zingraf

Presidenca gjermane e BE-së, cilat do të jenë detyrat e Merkel

Meta e Ruçi urojnë Gjermaninë për presidencën e BE-së, garantojnë se do punojnë për përmbushjen e kushteve të Bundestagut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026