Rivali i Zelenskit, Petro Poroshenko tregon 4 rrugët për të mundur Putinin

2 Gusht 2022 | 16:08

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili negocioi drejtpërdrejt me Putinin për t’i dhënë fund luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014, ka renditur 4 strategji të cilat sipas tij do ta ‘rrëzonin’ Putinin.

Poroshenko i ka bërë thirrje Perëndimit që të përballet me Vladimir Putinin duke mbytur eksportet jetike të Moskës.

Në një intervistë ekskluzive nga Kievi për Neësëeek, Poroshenko – një kandidat i mundshëm për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e vitit 2024 – bëri thirrje për një “koalicion anti-Putin” që mund të izolojë Rusinë.

“Të gjitha kombet e botës duhet të kuptojnë se janë anëtarë të koalicionit anti-Putin”, tha Poroshenko. “Putini duhet të izolohet plotësisht duke ju bashkuar listës së kombeve dhe demokracive të mëdha si Koreja e Veriut, Irani, Siria dhe Bjellorusia.”

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko
Ja se si Poroshenko sugjeron se Rusia mund të mposhtet nga Ukraina:

1 – Bllokada e madhe

Embargo funksionon shumë më mirë se sanksionet, sipas Poroshenkos.

Bllokada ruse e porteve ukrainase në Detit të Zi ka provuar të jetë tejet ‘ndëshkuese’. Këtë javë, gruri më në fund filloi të largohej nga qyteti port i Odesës për t’u transportuar përtej detit, për herë të parë pas disa muajsh – si pasojë e një marrëveshjeje të re të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Por eksportet janë të ngadalta dhe siguria e tyre nuk është aspak e garantuar, siç dëshmohet nga sulmi rus në portin e Odesës vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes muajin e kaluar.

“Kombet e Bashkuara kanë thënë se 50 deri në 100 milionë njerëz janë në rrezik të urisë së plotë për shkak të bllokadës ruse”, tha Poroshenko duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të fillojnë bllokadën e tyre të porteve ruse.

“Nëse Rusia bllokon portet e Ukrainës, koalicioni global anti-Putin mund të ketë një argument ligjor për të bllokuar eksportet ruse”, tha ai.

Një veprim i tillë do të paraqiste një mori problemesh diplomatike, ligjore dhe logjistike. Por, ish-presidenti tha se: “Është e mundur, që një kombinim i sanksioneve dhe embargove të ishte padyshim rruga më e shkurtër drejt paqes, nëse do të shoqërohej me furnizim me armë dhe solidaritet ndërkombëtar”.

2 – Investimet e brendshme

GDP-ja e Ukrainës ka rënë më shumë se 30 për qind, inflacioni po shkon mbi 30 për qind, monedha kombëtare hryvnia është ulur 25 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe shkalla e papunësisë është rreth 35 për qind.

Poroshenko, i njohur si “Mbreti i çokollatës” për shkak të pronësisë së tij të firmës së ëmbëlsirave Roshen në Ukrainë, tha se Kievi duhet të forcojë ekonominë kombëtare duke krijuar një “parajsë investimesh” me më pak kufizime dhe ndëshkime për bizneset dhe investitorët ukrainas.

“Nëse nuk mbrojmë ekonominë tonë, nëse nuk mbrojmë klimën tonë të investimeve, nëse nuk mbrojmë punësimin tonë, efekti negativ do të thellohet”, tha ai.

3 – Armët

Furnizimi i vazhdueshëm i armëve të avancuara, tha Poroshenko, është një element kyç për suksesin e Ukrainës.

Nje avion F-16 grek i furnizuar nga ushtria amerikane

Sistemeve të artilerisë me rreze të gjatë –përfshi HIMARS-at e prodhuar në SHBA – duhet t’i bashkohen avionë luftarakë F-16 dhe bateri të avancuara kundër ajrit, tha Poroshenko.

“Sa më shumë armë të kemi, aq më e shkurtër do të jetë distanca drejt paqes,” tha ai.

“Ne duhet sesbën ta përfundojmë luftën para fundit të vitit…Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi një vit kohë për t’u furnizuar me F-16 dhe as dy vjet për t’u furnizuar me patriotë. Duhet të veprojmë tani.”

4 – Oferta e NATO-s

Zyrtarët e lartë në Moskë kanë përsëritur vazhdimisht qëllimet kryesore të luftës: largimi i qeverisë Zelensky, “çmilitarizimi” dhe “denazifikimi”.

“Rusia ka kërkuar që NATO të përjashtojë Ukrainën nga anëtarësimi i ardhshëm, por publikisht, aleanca ka mbetur e përkushtuar ndaj politikës së saj të dyerve të hapura. Kushtetuta e Ukrainës i ka të parashikuara angazhimet për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Më shumë se 70 për qind e ukrainasve tani mbështesin anëtarësimin në aleancën transatlantike. Askush nuk mund të na ndalojë,” tha Poroshenko.

“I vetmi dokument që na duhet për të garantuar sigurinë tonë është neni i pestë i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”, shtoi ai, duke iu referuar angazhimit të NATO-s për mbrojtjen kolektive.

“Ju lutem, mos lejoni Rusinë të shantazhojë Perëndimin,” u bëri thirrje Poroshenko udhëheqësve të huaj. “Ju lutem, mos i besoni Putinit dhe mos kini frikë nga Putini. Këta janë dy faktorët kryesorë për të sjellë paqen dhe për të fituar luftën.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026