Studentët sërish kundër zgjedhjeve në universitete, Logu: Nëse nuk ka reagim, do t’i drejtohemi gjykatës
Pas disa muajsh shtyrje të afatit, më 30 qershor ministrja e Arsimit, Besa Shahini shpalli 30 korrikun si datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve në universitete.
Sipas Shahinit, në këtë datë do të jetë hapur transporti publik dhe studentët do të kenë mundësi të shkojnë në universitete për të votuar. Por, sërish studentët kanë shprehur pakënaqësi për datën e re, teksa sipas tyre, 30 korriku është një ditë pushimi si për stafin pedagogjik ashtu dhe për studentët dhe ata nuk mund të paraqiten në universitete për të votuar.
Studenti i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Marash Logu, tregoi në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania se zgjedhjet që kërkohen të organizohen duhet të konsiderohen të paligjshme. Po ashtu Logu u shpreh se në rast se këto zgjedhje do të zhvillohen atëherë studentët do t’i drejtohen gjykatës.
“Është e pakuptimtë se cila është arsyeja se përse duhet të zhvillohen me ngut këto zgjedhje në këtë situatë ku shanset që ato të jenë të paligjshme e të pavlefshme të jenë shumë të mëdha. Argumenti që ka dhënë ministrja se kinse disa drejtues i kanë kërkuar të zhvillohen zgjedhjet pasi nuk ushtrojnë dot mandatet nuk më duket në përputhje me realitetin, pasi këto ditë nuk ka pasur një mbledhje të konferencës së rektorëve, i cili është organi që duhet të konsultojë ministrja kur të caktojë datën e zgjedhjeve dhe në të shumtën e rasteve të gjithë drejtuesit e universiteteve janë drejtues që duan të rizgjidhen, pra më shumë se zgjedhje në të shumtën e rasteve do të kemi vetëm çështje emrash ku në të shumtën e rasteve do të kemi rikonfirmim në detyrë,” – tha Logu.
I pyetur se çfarë kanë në plan të bëjnë studentët, ai shtoi se njësoj si në muajin maj, ku qe propozuar që zgjedhjet të zhvilloheshin në fillim të qershorit, edhe në këtë propozim të dytë “do ta vazhdojnë betejën kundër zgjedhjeve pa prani të studentëve”.
“Prania e studentëve do jetë e vogël duke mohuar të drejtën që u garantohet atyre me ligj për të zgjedhur drejtuesit. Ndaj do t’i kërkojmë ministres të rishikojë vendimin, nga informacionet që kam disa universitete do t’i kërkojnë brenda të enjtes ministren për shtytjen e zgjedhjeve sepse janë në pamundësi organizimi dhe nëse të gjithë këto zëra do të bien në vesh të shurdhër, do t’i drejtohemi sërish gjykatës,” – tha Logu, i cili kujtoi se aktualisht janë në një proces gjyqësor për këtë çështje ku seanca e parë është caktuar më 3 korrik.
Lexoni gjithashtu:
Ministria e Arsimit shpall datën e zgjedhjeve në universitete
Universiteti Politeknik kalon online provimet pasi një studente dyshohet si e prekur nga COVID-19
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet