Miratimi i draftit të reformës, Bylykbashi: Kuvendi ta miratojë sa më shpejt dhe pa asnjë ndryshim

2 Korrik 2020 | 10:12

Gjatë një interviste për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se drafti i reformës nuk duhet të pësojë asnjë ndryshim, teksa i bëri thirrje Kuvendit që ta miratojë atë sa më shpejt, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjes së organeve të reja.

“Reforma zgjedhore bëhet me konsensus dhe ajo që miratohet në Këshillin Politik do të shkojë në parlament dhe nuk ndryshohet,” kujtoi Bylykbashi, ndërsa i cilësoi “cenim të konsensusit të reformës” përpjekjet për ndryshimin e marrëveshjeve të arritura në janar dhe fillim të qershorit për një reformë konsensuale zgjedhore.

“Ne e bëmë këtë detyrë, dokumentin e dorëzuam, tashmë Kuvendi ka detyrim ta miratojë pa asnjë vonesë. Me procedurat parlamentare kodi i ri duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi jo më vonë se data 15-16 korrik, që do të thotë se duhet t’i hapë menjëherë më pas rrugës për miratimin e KQZ-së së re, pra zgjedhjen e organeve të reja të KQZ-së, gjë që do të mundësojë edhe projektin e identifikimit biometrik, çdo gjë tjetër përveçse do të minojë themelet e konsensusit, por do të vonojë dhe këto procese,” – këmbënguli Bylykbashi teksa pretendoi se mazhorancës socialiste kjo nuk i intereson pasi “ajo kërkon të mbushë kutitë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026