Në plazhet ku ka pushues nuk duhet të lejohen mjetet lundruese, thotë Petro Koçi
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se në zonat ku plazhet janë të populluara me pushues, nuk duhet të ketë mjete lundruese.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Koçi u shpreh se Shqipëria ka një vijë bregdetare të gjatë dhe një pjesë e saj mund t’i dedikohet këtyre mjeteve.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Mendoj që aty ku ka pushues, nuk duhet të ketë mjete. Ne kemi një vijë bregdetare shumë të gjatë e cila në një pjesë mund t’i dedikohet këtyre mjeteve.
Kushdo që dëshiron ta ushtrojë këtë lloj sporti, nuk ka pse ta ushtrojë në plazhet ku ka pushues. Distanca nga plazhi ku rrinë njerëzit duhet të jetë edhe më e madhe, pra e hapësirës ku mund të lundrojnë këto mjete” theksoi ai.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut