Bujqësia, Zusi: Nëse vendosim sot legjislasionin e BE, mbyllen 90% e ndërmarrjeve

2 Gusht 2022 | 22:08

Ish zëvendës ministri i Bujqësisë, Alban Zusi thotë se autoritetet shqiptare nuk janë të informuar në lidhje me rritjen e standardeve në bujqësi dhe për përafrimin e legjilasionit të këtij sektori me atë të Bashkimit Evropian, pas hapjes së negociatave.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Zusi u shpreh se nëse sot Shqipëria do e kthente në ligj legjislacionin e BE-së për bujqësinë, 90% e ndërmarrjeve për këtë sektor do të mbylleshin.

Kjo sipas tij, për disa faktorë, si mos plotësomi i standardeve ushqimore apo sigurisë në punë.

“A e dinë autoritetet shqiptare këtë punë? Unë kam përshtypjen se nuk e di, të paktën nga indikatorët që kam, nga takimet që bëhen. Përgjithësisht, koncepti i integrimit konceptohet si një proces  i përkthimit të legjislacionit dhe i aprovimit në parlament, por nuk është kështu.

Ti mund ta marrësh rregulloren e BE për qumështiun apo mishin. Nëse e merr dhe e kthen  në ligj shqiptar, ti të nesërmen që e aprvonin ligin duhet të mbyllësh 90% të ndërmarrjeve. Nuk plotësohen standardet e sigurisë ushqmiore, sigurisë së punë. Është një process se cili ështës tandardi aktual, cilat janë nevojat dhe sa fonde do duhet nga Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026