Vdekja e fëmijës në Himarë dhe reagimi i politikës | 5 zhvillime kryesore

2 Gusht 2022 | 22:30
  • Meta: Ngjarja në Himarë e përsëritur, akte nga policë të droguar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë ku një fëmijë i mitur u përplas për vdekje nga një skaf, është si rezultat i arrogancës, me të cilën qeveris vendin kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se ngjarje të tilla kanë për autorë, policë të cilat sipas tij, janë të droguar.

Sipas tij, duhet të ketë masa të forta dhe të menjëhershme në mënyrë që të rivendoset besimi midis policisë dhe komunitetit.

Lexoni për më shumë: Meta: Ngjarja në Himarë e përsëritur, akte nga policë të droguar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
  • ‘Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia’, Rama për ngjarjen në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë, ku një efektiv policie përplasi për vdekje një fëmijë të mitur, teksa drejtonte mjetin lundures, skaf.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se tragjedia e familjes së të miturës është rëqethëse, teksoi shtoi se fajtori duhet të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia.

Ai theksoi se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse.

Lexoni për më shumë: ‘Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia’, Rama për ngjarjen në Himarë

Kryeministri Edi Rama
  • Aktivistët e “Nismës Thurje”: Ngjarja e Himarës një vrasje, nuk respektohen VKM-të

Aktivistët e Nismës Thurje kanë protestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së martës në Himarë, ku një fëmijë i mitur u përplas për vdekje nga një skaf.

Ata protestuan para Ministrisë së Turizmit dhe një prej aktivistëve, Marsel Rupi u shpreh se ngjarjen në Himarë e konsideron vrasje.

Sipas tij, VKM-të e qeverisë nuk po respektohen dhe shtoi se pushteti është bërë palë me abuzuesit.

Lexoni për më shumë: Aktivistët e “Nismës Thurje”: Ngjarja e Himarës një vrasje, nuk respektohen VKM-të

Aktivistët protestë para Ministrisë së Turizmit
  • Policia kufitare bllokon tre motoskafe në Sarandë pas ngjarjes në Himarë

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndrmarrë një aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.

Pas tragjedisë në plazhin e Potamit, policia ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës.

Mësohet se janëbllokuar tre motoskafe, qe lundronin pranë bregut. Konkretisht, u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C. dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.

Lexoni për më shumë: Policia kufitare bllokon tre motoskafe në Sarandë pas ngjarjes në Himarë

Pamje nga aksioni i Policisë Kufitare në Sarandë
  • Aksidentet nga mjetet lundruese, skenë e përsëritur në çdo sezon veror

Manovrat e pakontrolluara me motorët e ujit apo gomonet, janë një problem i hershëm për pushuesit në Shqipëri, si për ata në det, si për ata në breg.

Gjatë viteve të fundit, aksidentet me këto mjete lundruese janë bërë lajm pothuajse në çdo sezon veror.

Mbi 7000 jet ski apo mjete të tjera më të vogla lundruese kanë leje për të bërë xhiro në det, xhiro e cila jo gjithmonë ka përfunduar mirë.

Lexoni për më shumë: Aksidentet nga mjetet lundruese, skenë e përsëritur në çdo sezon veror

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026