Bie çmimi i vajit, sheqerit e orizit në bursë, tek ne nuk ndryshojnë

3 Gusht 2022 | 13:38

Ushqimet e shportës po shiten në bursa me çmimet e vitit 2021. Në vendin tonë, ato kontrollohen përmes një bordi të ngritur nga qeveria, por nuk kanë ndryshuar që nga muaji qershor.

Çmimi i sheqerit është ulur në tregjet ndërkombëtare. Ai po shitet edhe më lirë se në shkurt, kur lufta në Ukrainë nuk kishte nisur.

I njëjti trend vihet re edhe tek gruri, kur çmimi ra menjëherë sapo nga portet e Ukrainës u nisën dërgesat e para, javën e kaluar.

Tregu është stabilizuar edhe për vajin e misrit, të lulediellit dhe të palmës.

Për këto produkte, qeveria shqiptare ka marrë përgjegjësinë për të përcaktuar tavanet në tregun vendas. Kjo, me qëllim që të ndalë abuzimet e tregtarëve, duke reduktuar marzhet e fitimit.

Kontrolli  u vendos, pasi çmimet e tyre po rriteshin pa ndalesë pas muajit mars, dhe në 5 muaj të ekzistencës është mbledhur vetëm 2 herë.

E njëjta skemë është përdorur edhe për tregun e karburanteve, por vendimet aty kanë qenë thuajse të përjavshme, sa herë që çmimi i naftës në bursë ka ndryshuar.

Deri më tani, qeveria ka dhënë garanci se tregu nuk ka mungesa, sidomos të produkteve bazë të shportës, por nuk ka marrë masë për të përditësuar çmimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026