Shoqëria civile serbe bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës në Veri
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave nga komuniteti serb në Kosovë kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën bëjnë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës dhe fillimin e dialogut pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, thuhet në komunikatën e organizatës Aktiv.
Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërhyrjes diplomatike të Uashingtonit, Qeveria e Kosovës bëri të ditur për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi në momentin që serbët heqin barrikadat. Por kjo ndodhi më 1 gusht, shkruan REL.
Në njoftimin për media të 3 gushtit, thuhet se përfaqësuesit e OJQ-ve dhe mediave nga komuniteti serb, të mbledhur rreth platformës Empirika, u bëjnë thirrje qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd që të “nisin dialog konstruktiv”, si dhe Listës Serbe që të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.
“U bëjmë thirrje qeverive në Beograd dhe Prishtinë që të përmbahen nga çdo lëvizje e njëanshme dhe të zëvendësojnë retorikën nxitëse me dialog konstruktiv, i cili është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që do të respektojë nevojat e qytetarëve”.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, BE-së, SHBA-së dhe vendeve të Kuintit që menjëherë dhe sa më shpejt të krijojnë hapësirë për dialog në nivel politik, duke insistuar në kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Në këtë deklaratë, ata ftojnë dhe Listën Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe ka deputetë në Kuvendin e Kosovës, që të marrë përgjegjësi dhe të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.
Ata thonë se mungesa e komunikimit me komunitetet lokale dhe angazhimi i njësive speciale policore kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe kërcënojnë të thellojnë nivelin e lartë të mosbesimit mes dy komuniteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi