Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Durrësit
Komisioneri Publik ka ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e dhënë më 26 maj të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që rikonfirmoi në detyrë Prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Bledar Bejko.
Sipas Komisionerit Publik, pas shqyrtimit të këtij vendimi janë konstatuar rrethana ligjore dhe fakte që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Për këtë arsye, Komisioneri Publik ka kërkuar ndryshimin e vendimit të dhënë nga KPA dhe shkarkimin e prokurorit Bejko.
Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.