Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Elbasan, humb jetën 1 person
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Elbasan.
Pranë ‘Bishtit të Zhurit’ një mjet i tonazhit të rëndë që transportonte material ndërtimi ka përplasur një mjet tip Benz.
Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme pasi mjeti është i shkatërruar totalisht dhe punonjësit e zjarrfikëses ndodhen aty për të nxjerrë viktimat.
Viktima ende nuk është identifikuar nga ana e policisë për shkak të dëmtimit të rëndë të trupave dhe mjetit.
Sipas veprimeve të para hetimore të kryera nga policia dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë është parakalimi i mjetit Benz.
Megjithatë, pritet të pyetet drejtuesi i mjetit dhe të kryhet një ekspertizë shkencore për të saktësuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)