Çika: Shumë politikanë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit

4 Gusht 2022 | 18:07

Ish-kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish të Përndjekurve politikë, Nebil Çika thotë se shumë politikanë kanë qenë bashkëpunëtore të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se komisionet e ngritura për verifikimin e ish-bashkëpunëtorëve, nuk janë të vlefshme.

Ai përmendi disa emra politikanësh, sipas të cilët edhe pse kanë qenë bashkëpunëtorë, e kanë kaluar filtrin nga këto komisione.

“Ne gjatë periudhës para se të plaste ky skandali që pretendohet për Ilir Metën, kemi nxjerrë disa figura të tjera që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por që Komisioni “Bezhani “dhe Mezini i ka kaluar. Për mua këto komisione nuk janë të vlefshme.

Ne i kemi vërtetuar me dosje që bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit e kanë kaluar filtrin, janë në politikë, në gjykata, në të gjithë sistemin shqiptar dhe nuk janë pak, janë me qindra. Janë shumë, është listë e gjatë. Ish-kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka qenë një bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Edhe ish-zëvendës ministri Genc Ruli. Mora dy shembuj, por lista është e gjatë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026