60 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, jo vetë një ikonë bukurie
Hollywood përkujton 60-vjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe.
Fansat kujtojnë ikonën e bukurisë në Bulevardin e njohur aty ku ndodhet edhe ylli i saj në Walk of Fame.
Fansat e saj e kujtojnë jo vetëm për bukurinë, por një grua të sjellshme me një shpirt bujar.
“Mendoj se ajo është një bukuroshe shumë moderne dhe klasike. Shumë gra, të të gjitha racave apo etnive, do të donin të dukeshin si Marilyn Monroe si simbol i bukurisë”, thotë Karen turiste nga San Diego.
Marilyn Monroe vdiq 60 vjet më parë më 4 gusht 1962. Ajo ishte 36 vjeç kur u nda nga jeta.
Emri i vërtetë ishte Norma Jeane Mortenson, dhe mbahet mend si një seks simbol i viteve 1950 dhe 1960.
“Sigurisht që studioja promovoi imazhin e saj si një bionde e pamend. Ajo nuk ishte e tillë. Ishte tepër e mprehtë dhe e zgjuar… një person dashamirës, e dashur dhe shumë e kujdesshme”, shprehet Greg Schreiner, president i klubit fansat e Marilyn
Ajo ishte modele, aktore dhe këngëtare dhe një nga njerëzit më të famshëm të asaj kohe.
Monroe u martua me yllin e bejsbollit Joe DiMaggio dhe skenaristin Arthur Miller.
Por marrëdhëniet nuk zgjatën. Karriera e aktrimit ishte më e suksesshme se jeta e saj e dashurisë. Monroe luajti në rreth 30 filma.
Monroe për shumë njerëz personifikon vitet 1950 duke kujtuar kulturën e Playboy.
Emri i Marlyn Monroe lidhet edhe presidentin amerikan Kennedy me të cilin besohej se kishte raporte.
Një jetë e mbushur me plot trazira aq sa Monroe vdiq për shkak të mbidozës.
Trupi i zhveshur i Marilyn-it u zbulua në shtratin e saj në mëngjesin e 5 gushtit 1962. Ekspertët thanë se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, një fakt që shumë fansa e kundërshtojnë, duke pretenduar se mbidoza ishte ndoshta aksidentale.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike