Lëvizte me armë me vete, policia arreston të dyshuarin si vrasës me pagesë

3 Korrik 2020 | 09:43

Policia raportoi të premten arrestimin e një 48-vjeçari nga Tirana, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ai u kap në fshatin Gur i Zi, teksa po udhëtonte drejt Shkodrës me një motor pa targa. Në një çantë krahu që mbante me vete iu gjet një armë automatike tip “Scorpion” me silenciator (bllokues zhurme) si dhe 20 fishekë.

Dyzetë e tetë vjeçari me inicialet G.B dyshohet se ka kryer vrasje të tjera me pagesë nga grupe kriminale.

I arrestuari thuhet se ka pasur precedencë penale për mashtrim dhe dhunë në familje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet ndërsa aktualisht ndaj tij është ngritur vetëm akuza për armëmbajtje pa leje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026