Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Kroaci, të paktën 12 të vdekur

6 Gusht 2022 | 10:02

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 12 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton “Jutarnji”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026