Hapen kufijtë e Anglisë, hiqet karantinimi dyjavor për 59 vende 

3 Korrik 2020 | 19:48

Anglia ka publikuar ditën e premte një listë të plotë të vendeve për të cilat karantina nuk është më kusht për të vizituar vendin. Në listën e cila hyn në fuqi me datën 10 korrik, përfshihen Greqia, Kroacia, Serbia, Spanja, Franca dhe Belgjika. Shqipëria nuk është në listë.

Por vendet si Kina, SHBA, Suedia dhe Portugalia nuk janë të përfshira, domethënë  personat nga ato vende duhet të izolohen për 14 ditë. Skocia dhe Uellsi, nuk kanë vendosur ende nëse do të pranojnë këtë listë, ndërkohë që Irlanda Veriore  do të mbajë në fuqi rregullat ekzistuese. Njerëzit që udhëtojnë nga 59 vendet nuk do të duhet të karantinohen kur të mbërrijnë në Angli.

Disa nga vendet që gjenden në listë përfshijnë destinacione të njohura si Turqia dhe Qipro, si dhe  Australinë, Barbados, Hong Kongun, Japoninë, Zelandën e Re dhe Vietnamin. Sidoqoftë, disa vende, siç është Zelanda e Re, do të kërkojnë që vizitorët të izolohen pas mbërritjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026