Petkoviç: Serbët duan formimin e Asosacionit, jo dokumentet e Kosovës
Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se serbët duan formimin e Asosacionit në Kosovë dhe jo dokumentet sipas reciprocitetit, që ai i konsideron të rreme.
Sipas Petkoviç, zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi e ka humbur kredibilitetin për të folur për procesin e dialogut dhe marrëveshjet e arritura, shkruan B92.
“Ajo që duan serbët është bashkimi i Komunave Serbe me të gjitha pushtetet dhe kompetencat ekzekutive siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Parë të Brukselit të vitit 2013 dhe Marrëveshjen për Parimet e Përgjithshme të vitit 2015 dhe jo siç do të dëshironte Bislimi, duke e krahasuar Asosacionin me një organizatë jo qeveritare”, theksoi ai.
Petkoviç u shpreh se pas marrëveshjes për energjinë, kryeministri Albin Kurti dhe Besnik Bislimi shkuan në drejtim të lëvizjeve të njëanshme dhe veprimeve të dhunshme, duke shmangur dialogu.
Ndërsa, ditën e djeshme, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.
Escobar tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet dhe shtoi se SHBA pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
LEXONI GJITHASHTU
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim