Stërvitjet ushtarake të Kinës po simulojnë një sulm të mundshëm, sipas Tajvanit

6 Gusht 2022 | 20:48

Zyrtarët në Tajvan kanë deklaruar se Kina është duke kryer stërvitje ushtarake, të cilat duket se po simulojnë një sulm në këtë ishull.

Stërvitja ushtarake e Kinës shihet si përgjigje ndaj vizitës që ka kryer në Tajvan udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, shkruan Reuters.

Ministria për Mbrojtje Kombëtare ka thënë më 6 gusht se forcat e armatosura të Tajvanit kanë lëshuar një alarm dhe kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare rreth ishullit.

Sipas ministrisë, 20 aeroplanë kinezë dhe 14 anije kanë vazhduar të kryejnë stërvitje në det dhe ajër rreth Ngushticës së Tajvanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar stërvitjet ushtarake kineze afër Tajvanit, duke i konsideruar si përshkallëzim të konsiderueshëm dhe ka thënë se nuk ka arsye për veprime të tilla.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, por Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur dhe është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026