Tragjedia me 7-vjeçaren në Himarë dhe protesta, 5 ngjarjet e javës

7 Gusht 2022 | 21:32
  • Përplasi për vdekje fëmijën në Himarë, autori efektiv policie

Shtetasi Arjan Tase është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku përplasi për vdekje një fëmijë 5 vjeç teksa drejtonte mjetin lundrues, skaf.

Ky shtetas ka gradën komisar dhe është me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Lexoni me shume: Përplasi për vdekje fëmijën në Himarë, autori efektiv policie

  • Zbardhet dosja, Arjan Tase tentoi të largohej nga bregu, pushuesit e ndaluan
Arjan Tase

Prokuroria për Arjan Tasen dërgoi në gjykatë një kërkesë për caktim mase sigurie vetëm tre faqe.

Provat për grupin hetimor kanë qenë të qarta, por diskutimi më i madh që ka pasur prokuroria është caktimi i veprës penale me të cilën do të hetohet efektivi policisë.

Në dosjen e prokurorisë të cilën Euroneës Albania e ka siguruar janë dëshmitë e babait të vajzës 7- vjeçare, një i afërm i tij dhe të një pushueseje.

Lexoni me shume: Zbardhet dosja, Arjan Tase tentoi të largohej nga bregu, pushuesit e ndaluan

  • ‘Faji është i shtetit’, qytetarë me fëmijët e tyre në protestën për 7-vjeçaren

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme, duke protestuar për vdekjen e 7-vjeçares dy ditë më parë në Himarë, e cila u përplas nga një skaf.

Disa prej tyre kishin marrë edhe fëmijët në protestë, për të treguar se kjo protestë po bëhet për ta.

Ata thanë se faji në lidhje me ngjarjen e rëndë, është i shtetit dhe se nuk kanë sigurinë për jetët e tyre, por edhe të fëmijëve.

Lexoni me shume: Faji është i shtetit’, qytetarë me fëmijët e tyre në protestën për 7-vjeçaren

  • ‘Manovra u krye me gjakftohtësi’, i riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë

Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase, ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur 7 vjeç.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se skafi kishte një fuqi motorike të fuqishme dhe trupin e vajzës e nxori nga deti i ati i saj.

Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar

Lexoni me shume: ‘Manovra u krye me gjakftohtësi’, i riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë

  • Vdes aktori shqiptar me bashkëshorten në Nju Jork, u hodhën nga ndërtesa

Aktori shqiptar, Florind Belliu ka humbur jetën së bashku me bashëshorten e tij, pasi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Dyshohet se Florindi fillimisht ka shtyrë nga ballkoni bashkëshorten Ornela dhe më pas është hedhur edhe vetë nga kati i 6-të i pallatit.

Lexoni me shume: Vdes aktori shqiptar me bashkëshorten në Nju Jork, u hodhën nga ndërtesa

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026