Mjeku Kalo: Janë shtuar rastet e të rinjve të shtruar në spital me COVID-19

5 Korrik 2020 | 06:42

Në 24 orët e fundit, Shqipëria ka pasur 67 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 1108 persona.

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo thotë se, kohët e fundit janë shtuar të rinjtë e shtruar në Spitalin Infektiv.

Doktori i njohur ka publikuar në profilin e tij në Facebook, skanerin e mushkërive për dy prej të rinjve të shtuar, duke treguar dëmin e madh që u ka shkaktuar virusi.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarë botërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç. Kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetë marrëse jo vetëm ata me sëmundje shoqëruese dhe mosha të treta”, shprehet mjeku Kalo.

Ai u bën apel qytetarëve që të zbatojnë distancimin fizik, higjienën personale si dhe të përdorin maska në ambientet të mbyllura dhe të mbipopulluara.

“Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm. COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët”, nënvizon z. Kalo.

106923953 3432137993477609 97764548294629903 n

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026