Digjet kurora e gjelbër e Elbasanit, në Nikël rrezikohen banesat
Fundjava që lamë pas solli riaktivizimin e emergjencës së zjarreve në vend. Një zjarr i fuqishëm përfshiu ullishten e vjetër në Elbasan dhe për më shumë se 12 orë, zjarrfikësit nuk arritën të shuanin flakët.
Sipas të dhënave të para, flitet për më shumë se 10 hektarë ullinj të djegur, pjesë e kurorës së gjelbër të qytetit.
Megjithëse në vend ishin rreth 30 zjarrfikës dhe 7 automjete, zjarri u përhap me shpejtësi në një terren shumë të gjerë, duke e bërë të pamundur shuarjen e flakëve.
Një situatë e tillë u shënua edhe në Nikël të Krujës, ku zjarri i aktivizuar në lagjen “Zezë” iu afrua ndjeshëm banesave, duke sjellë evakuimin e banorëve.
Flakët vazhduan për disa orë dhe zjarrfikësve të Krujës iu erdhën në ndihmë dhe ato të Kamzës.
LEXONI GJITHASHTU
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona