Karnavalet e Korçës, maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe s’ndalen as prej pandemisë

5 Korrik 2020 | 07:49

Festa e karnavaleve ka rizgjuar qytetin e Korçës. Ndonëse me kujdes të shtuar prej pandemisë, për të 13-in vit radhazi, fantazitë e njerëzve u shpalosën mes kostumeve shumëngjyrëshe.

Grupe me personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, njerëz me maska e kostume, kanë parakaluar në pikat kryesore të qytetit si “Mitropoliti”, “Pazari i Vjetër”, “Bulevard Republika”, “Parku Rinia” dhe te tjera.

Fabulës mbas çdo personazhi i mungoi parada, grumbullimi masiv dhe prurja e madhe e korçarëve për ta shijuar perfomancat. Megjithatë, një zgjidhje e hijshme është gjetur për të ruajtur atmosferën edhe mes rretheve të distancuara.

“Shkrepe karnaval” është kjo motoja e kësaj feste që fton këdo të bëhen pjesë me anë të fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale.

“Risia e këtij sezoni është ftesa që u kemi të gjithë qytetarëve të shkrepin fotot dhe t’i publikojnë në rrjetet sociale për t’iu bashkuar festës”, tha Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë Korçë.

këtë festë pagane të veçantë nuk mund të mungonte një veshje me karakter amerikan, në kuadër të 4 korrikut, festës së pavarësisë së Amerikës.

Pavarësisht se nuk pati masivitetin e përvitshëm, kjo ditë kremtimi çel dyert e mundësive për turizëm në qytetin e Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026