Ekskluzive | Pamje nga dëmet e zjarreve në Elbasan

8 Gusht 2022 | 14:33

Një zjarr i fuqishëm përfshiu kodrën e gjelbër në Elbasan ditën e djeshme, ku u dogj një sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe mbi 1 mijë rrënjë ullinj.

Euronews Albania ka qenë në këtë zonë zonë ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuar nga ky zjarr, ku e gjithë sipërfaqja ishte shkrumbuar.

Shefi i zjarrfikësve të Elbasanit u shpreh se vatra e zjarrit u aktivizua fillimisht në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë, rreth orës 12 të drekës dhe mori përmasa të menjëhershme për shkak të bimësisë së thatë, temperaturave të larta dhe erës.

Ai bëri të ditur se zjarri u shua në mesnatë dhe se aktualisht po bëhet shuarja në ullinjtë që janë brenda parcelave të djegura.

Në këtë zonë, ka ende ka vatra të tjera që po menaxhohen nga grupe të tjera zjarrfikëse dhe vullnetare.

Mendohet se zjarri se është i qëllimshëm, pasi është hera e tretë që aktivizohet në të njëjtin vend dhe se është diçka e përsëritur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 qershor 2026...
12:24 | 29/06/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshua

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet

Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja Eksiola Shehu...
11:25 | 29/06/2026