Emigrantët shqiptarë alarmojnë Britaninë, deputetët: Dërgojini në Ruandë

8 Gusht 2022 | 16:41

Trafikantët po mashtrojnë emigrantët nga Shqipëria që të shkojnë drejt Britanisë përpara se të zgjidhet kryeministri i ri, është ky artikulli i shkruar në median britanike ‘The Sun’ dhe jo vetëm.

Ata u thonë emigrantëve se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me një armatë patrullash.

Kontrabandistët kanë ulur çmimin deri në 2 000 £ për person, krahasuar me 10 000 £ në muajt e kaluar. Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22 000 £.

Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës zbuloi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë në Britani me varka të vogla janë nga Shqipëria. Nëntë banda u morën me kalimin e 2 863 emigrantëve nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1 075 ishin shqiptarë.

Një burim për mediat britanike u shpreh se Shqiptarëve u thuhet se qindra njerëz do të patrullojnë Kanalin, gardhe do të ruajnë bregdetin, se ata do të kthehen dhe do të humbasin paratë e tyre.

Deputetja Natalie Elphicke tha se kryeministri i ri duhet t’i shohë vendkalimet si një “prioritet kyç”. Madje, disa deputetë britanikë u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel është shprehur se “postimet në mediat sociale të përdorura nga kontrabandistët që promovojnë kalimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme”.

Ajo ka shtuar se askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë e qeverisë për të thyer modelin e biznesit të bandave kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026