5 vite burg për emigrantët që futen ilegalisht në Britaninë e Madhe, thotë avokati

9 Gusht 2022 | 11:20

“Çdo person që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe, merr një dënim, maksimumi të cilit shkon në 5 vite burgim.”

Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, avokati Naim Hasani.

Ai deklaroi se në fund të qershorit është miratuar ligji i ri për kufirin dhe migracionin, teksa shtoi se grupet kriminale që mundësojnë dërgimin e emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe, rrezikojnë burgim të përjetshëm.

“Ligji i miratuar së fundmi për kufirin dhe emigracionin në fund të qershorit të vitit 2022, parashikon qartë, për çdo person që vjen ilegalisht në Britani, është dënimi, maksumimi me 5 vite burg. Të gjithë ata elementë kriminalë që shfrytëzojnë fatkeqësinë e shqiptarëve dhe dëshirën e tyre të jashtëzakonshme për një jetë më të mire së Shqipëria, dënimi është deri në burgim të përjetshëm.

Ligji është ashpërsuar tërësisht. Mesa duket elementët kriminalë vazhdojnë dhe të marrin avantazhin në një vakum të krijuar nga mungesa e një lidershipi pas dorëheqjes së Boris Johnson. Shteti britanik është mjaft i fortë dhe ligjet veprojnë”, theksoi avokati.

Sipas një artikulli të publikuar nga media britanike “The Sun”, Trafikantët po mashtrojnë emigrantët nga Shqipëria që të shkojnë drejt Britanisë së Madhe përpara se të zgjidhet kryeministri i ri.

Kontrabandistët kanë ulur çmimin deri në 2 000 £ për person, krahasuar me 10 000 £ në muajt e kaluar. Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22 000 £.

Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës zbuloi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë në Britani me varka të vogla janë nga Shqipëria. Nëntë banda u morën me kalimin e 2 863 emigrantëve nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1 075 ishin shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026