Rinis transporti urban, përgjegjësia për zbatimin e masave personale jo e kompanive
Nga kjo e hënë qytetarët do kenë mundësi të lëvizin me autobus brenda qytetit, por duke respektuar një sërë masash higjieno-sanitare.
Vendimi për rinisjen e punës së transportit publik vjen pas katër muajsh të mbyllur prej COVID-19.
Protokolli detyron mbajtjen e maskës për udhëtarët që presin në stacionet e autobusit, për të gjithë udhëtarët gjatë udhëtimit si dhe për shoferët dhe fatorinot.
Nga ana tjetër çdo operator transporti duhet të vendosë postera informues për rregullat kundër covid-19 në autobus, i cili duhet të dezinfektohet periodikisht.
Ky protokoll erdhi si një dakordësi mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, të cilët prej javësh protestuan për plotësimin e një sërë kërkesash para rinisjes së punës.
Në protokollin e ri bie në sy fakti se përgjegjësia për zbatimin e rregullores do të jetë personale dhe jo më përgjegjësi e kompanive të transportit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi